Menu

Mëso Rreth Brendit tonë

Two women sitting on the beach, enjoying the sun and ocean waves, with a clear blue sky in the background

Rreth nesh

KIWI është një brand veshjesh me bazë në Prishtinë, Kosovë, i themeluar në vitin 2021 me një qëllim të qartë: ta bëjë veshjen profesionale diçka që të bën të ndihesh mirë. Ne krijojmë veshje që i përshtaten kodit të veshjes në punë dhe evente, por që njëkohësisht të bëjnë të ndihesh e sigurtë, elegante dhe plot vetëbesim që nga momenti kur i vesh në mëngjes e deri në mbrëmje.

Veshjet e KIWI-t janë krijuar për gratë që lëvizin gjatë gjithë ditës – në zyrë, në takime, në evente apo në udhëtime. Materialet e rehatshme dhe prerjet e menduara mirë të japin liri në lëvizje, rehati dhe një prezencë të fortë, pa pasur nevojë të zgjedhësh mes stilit dhe komfortit.

Ne besojmë se veshja nuk është vetëm mënyra si dukesh, por mënyra si ndihesh. Prandaj çdo koleksion i Kiwi është krijuar për të larguar idenë se veshja profesionale duhet të jetë e ngurtë apo e parehatshme – duke të dhënë një ndjenjë sigurie, elegance dhe besimi në çdo hap të ditës.

Çfarë e bën markën tonë ndryshe

truck verctor icon

Dërgesë e Shpejtë

Porosit para orës 15:00 dhe porosia jote dërgohet ditën tjetër si standard.

wallet verctor icon

Çmime Konkurruese

Për cilësinë dhe materialet që ofrojmë, vështirë të gjesh çmime më të mira diku tjetër.

small verctor icon

Cilësi e Lartë

Produktet tona krijohen me materiale cilësore dhe me vëmendje të veçantë në çdo detaj.

Pyetjet më të shpeshta