Mëso Rreth Brendit tonë

Rreth nesh
KIWI është një brand veshjesh me bazë në Prishtinë, Kosovë, i themeluar në vitin 2021 me një qëllim të qartë: ta bëjë veshjen profesionale diçka që të bën të ndihesh mirë. Ne krijojmë veshje që i përshtaten kodit të veshjes në punë dhe evente, por që njëkohësisht të bëjnë të ndihesh e sigurtë, elegante dhe plot vetëbesim që nga momenti kur i vesh në mëngjes e deri në mbrëmje.
Veshjet e KIWI-t janë krijuar për gratë që lëvizin gjatë gjithë ditës – në zyrë, në takime, në evente apo në udhëtime. Materialet e rehatshme dhe prerjet e menduara mirë të japin liri në lëvizje, rehati dhe një prezencë të fortë, pa pasur nevojë të zgjedhësh mes stilit dhe komfortit.
Ne besojmë se veshja nuk është vetëm mënyra si dukesh, por mënyra si ndihesh. Prandaj çdo koleksion i Kiwi është krijuar për të larguar idenë se veshja profesionale duhet të jetë e ngurtë apo e parehatshme – duke të dhënë një ndjenjë sigurie, elegance dhe besimi në çdo hap të ditës.
Çfarë e bën markën tonë ndryshe
Dërgesë e Shpejtë
Porosit para orës 15:00 dhe porosia jote dërgohet ditën tjetër si standard.
Çmime Konkurruese
Për cilësinë dhe materialet që ofrojmë, vështirë të gjesh çmime më të mira diku tjetër.
Cilësi e Lartë
Produktet tona krijohen me materiale cilësore dhe me vëmendje të veçantë në çdo detaj.
Pyetjet më të shpeshta
A janë rrobat tuaja origjinale dhe autentike?
Po, të gjitha produktet tona janë origjinale dhe krijohen me materiale cilësore dhe standarde të larta prodhimi.
Sa kohë zgjat zakonisht dërgesa brenda vendit?
Dërgesa zakonisht realizohet brenda 1–3 ditëve pune, varësisht nga lokacioni.
A mund ta kthej ose ndërroj një produkt lehtësisht?
Po, nëse produkti nuk ju përshtatet, mund ta ktheni ose ta ndërroni brenda afatit të përcaktuar, për sa kohë është i papërdorur dhe në gjendje të rregullt.
A janë fotografitë e produkteve të njëjta me produktet reale?
Po, ne përdorim fotografi reale të produkteve tona për të treguar sa më saktë pamjen dhe detajet e tyre.
A ofroni zbritje ose oferta sezonale?
Po, herë pas here ofrojmë zbritje dhe oferta sezonale. Ju rekomandojmë të ndiqni faqen tonë për të mos humbur ofertat.
Cilat metoda pagese janë të disponueshme në faqen tuaj?
Ne pranojmë pagesa me kartë bankare, transfer bankar ose pagesë me para në dorë (Cash) pas pranimit të porosisë.

